zoom

Lajme

Selin Bollati rikthehet në Top Channel, zbulon projektin e ri pas BBVIP 5

Selin Bollati rikthehet në Top Channel, zbulon projektin e ri pas BBVIP 5

Pas triumfit në Big Brother VIP 5, Selin Bollati duket se po hap një kapitull të ri në televizion. Fituesja e edicionit të pestë të reality show-t ka konfirmuar se do të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë si pjesë e një prej programeve të sezonit të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selini gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”, ku ishte e ftuar nga Bieta Sulo. Ajo zbuloi se do të jetë pjesë e programit “Goca dhe Gra”, duke e cilësuar këtë rikthim si një moment të veçantë në rrugëtimin e saj televiziv.

“Ka një rikthim dhe ka në vendin ku Selini i vogël e ka ëndërruar dhe nuk e ka menduar që do të vinte kaq shpejt. Top Channel është një TV shumë i madh, ka vend për të gjithë ëndërrimtarët, njerëzit e rinj që kanë vizion dhe duan të zhvillohen.

Mendoj që është rasti im. Top Channel më ka hapur dyert, unë do jem në një nga programet më të bukura. Selin këtë sezon do ta shihni në “Goca dhe Gra”. Një nga risitë e këtij sezoni është që unë do jem aty. Kaq për momentin”, tha Selin.

Rikthimi në televizion vjen vetëm pak kohë pas eksperiencës së saj në BBVIP 5, ku Selini arriti të fitojë trofeun dhe të tërheqë vëmendjen e publikut./ Zoom.al

Postime të lidhura