E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen me Mohamed Salah

Ilustrim · Vizion Plus

Ernest Muçi dhe Mohamed Salah po krijojnë një bashkëpunim interesant te Trabzonspor, me dy lojtarët që po tregojnë gjithnjë e më shumë mirëkuptim në fushën e lojës.

Pas sfidës së fundit, Muçi foli për mediat dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë raportin që ka krijuar me yllin egjiptian. Shqiptari theksoi se skuadra ishte përgatitur maksimalisht për të reaguar dhe për t’i dhuruar tifozëve një rezultat pozitiv.

“Ne punuam shumë për këtë ndeshje. Për t’i bërë tifozët tanë të lumtur, u përgatitëm shumë mirë. Kishim nevojë të tregonim një reagim në këtë ndeshje dhe në fund morëm shpërblimin tonë.

Këto tri pikë ua dedikojmë tifozëve tanë”, u shpreh Muçi.

Sulmuesi shqiptar foli më pas për bashkëpunimin me Salah, duke e cilësuar egjiptianin si një futbollist të një niveli të jashtëzakonshëm.

“Salah është një lojtar i shkëlqyer. Nuk kam nevojë ta them fare këtë. Kimia ime me të është shumë e mirë. Ne jemi vërtet një ekip me lojtarë me shumë përvojë dhe cilësi”, deklaroi Muçi.

Me eksperiencën e Salah dhe energjinë e Muçit, dyshja pritet të jetë një nga pikat e forta të Trabzonsporit në vazhdim të sezonit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh