E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë para godinës! Policia blindon zonën

Parlamenti pritet të nis në orën 17:00, ku do të zhvillohet seanca që shënon hapjen e sesionit të ri parlamentar.

Por, prania e deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protesta jashtë godinës.

Qytetarët që prej më shumë se 100 ditësh protestojnë në shesh janë mbledhur sërish përpara Parlamentit në ditën e parë të sesionit të ri.

Në kuadër të protestës së paralajmëruar, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Efektivë të shumtë janë vendosur në perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa janë ngritur kordone policie në hyrjet kryesore që të çojnë drejt godinës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Sipas pamjeve të siguruara nga Vizion Plus, forcat e policisë kanë shtuar praninë edhe përgjatë “Rrugës së Elbasanit”, duke zgjeruar perimetrin e sigurisë në zonën pranë Parlamentit.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video