E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia “blindon” Kuvendin

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie pranë Parlamentit, në kuadër të protestës së paralajmëruar në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Zona përreth godinës së Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit.

Masat e sigurisë vijnë në një moment kur pritet grumbullimi i protestuesve.

Vendosja e barrierave metalike synon të kufizojë afrimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video