Prishtina kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Skuadra e Prishtinës ka treguar lojë të mirë, duke arritur prej fitoreve më të rëndësishme gjatë këtij edicioni të ri, duke e mundur Drenicën me rezultat bindës 4:1.
Për Drenicën shënoi Lushtaku në minutën e 40-të dhe për Prishtinën Selmani (5’), Halili (51’) e Diatta (57’) e Hasani (86’).
Pas javës së pestë në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina kryeson me 12 pikë, ndërsa Drenica është në vend të shtatë me 3.