Juventusi po vazhdon ta rrisë ndjeshëm fondin e pagave për skuadrën e parë.
Sipas përllogaritjeve të “Calcio e Finanza”, klubi torinez pritet të shpenzojë rreth 84.95 milionë euro neto për paga gjatë sezonit 2026/27, që korrespondon me afërsisht 145.52 milionë euro bruto.
Kjo shifër përfaqëson një rritje prej më shumë se 18 për qind krahasuar me sezonin e kaluar.
Me këtë nivel shpenzimesh, Juventusi renditet i dyti në Serie A për faturën e pagave, menjëherë pas Interit, që ka një total bruto prej rreth 145.82 milionë eurosh – vetëm 300 mijë euro më shumë se bardhezinjtë.
Kenan Yildiz është tashmë futbollisti më i paguar në skuadrën e Juventusit.
Talenti turk përfiton rreth gjashtë milionë euro neto në sezon, një rritje shumë e madhe krahasuar me 1.5 milionë eurot që merrte sezonin e kaluar.
Ndryshimi në hierarkinë e pagave lidhet edhe me largimin e Dusan Vlahovic, i cili në sezonin 2025/26 ishte lojtari më i paguar i skuadrës me rreth 12 milionë euro neto në vit.
Pas Yildizit renditet Randal Kolo Muani me 5.5 milionë euro, ndërsa Bremer dhe Douglas Luiz marrin nga pesë milionë euro.
Teun Koopmeiners plotëson pesëshen e parë me 4.5 milionë euro.
Pesë lojtarët më të paguar marrin 31 për qind të fondit total
Pesë futbollistët me pagat më të larta përbëjnë së bashku rreth 31 për qind të totalit të pagave neto të Juventusit.
Ndërkohë, disa lojtarë të tjerë afrohen ose kalojnë pragun e katër milionë eurove në sezon, duke treguar qartë rritjen e kostos së skuadrës.
Sipas “Calcio e Finanza”, këto janë pagat neto të vlerësuara të lojtarëve, pa përfshirë bonuset:
Kenan Yildiz – 6 milionë euro
Randal Kolo Muani – 5.5 milionë euro
Bremer – 5 milionë euro
Douglas Luiz – 5 milionë euro
Teun Koopmeiners – 4.5 milionë euro
Nick Woltemade – 4.4 milionë euro
Weston McKennie – 4 milionë euro
Manuel Locatelli – 4 milionë euro
Francisco Conceição – 3.8 milionë euro
Nicolás González – 3.6 milionë euro
Federico Gatti – 3.1 milionë euro
Kerim Allajbegoviq – 3 milionë euro
Pape Sarr – 3 milionë euro
Zeki Çelik – 2.8 milionë euro
Jhon Lucumí – 2.5 milionë euro
Jeremie Boga – 2.5 milionë euro
Edon Zhegrova – 2.5 milionë euro
Guglielmo Vicario – 2.5 milionë euro
Andrea Cambiaso – 2.4 milionë euro
Pierre Kalulu – 2.4 milionë euro
Lloyd Kelly – 2.4 milionë euro
Khéphren Thuram – 2 milionë euro
Daniele Rugani – 1.8 milionë euro
Arkadiusz Milik – 1.75 milionë euro
Kamil Grabara – 1.7 milionë euro
Jeff Ekhator – 1.3 milionë euro
Juan Cabal – 1.2 milionë euro
Carlo Pinsoglio – 300 mijë euro
Në këtë renditje figuron edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, me një pagë të vlerësuar prej 2.5 milionë eurosh neto në sezon.
Ai ndodhet në të njëjtin nivel page me Jhon Lucumí, Jérémie Boga dhe Guglielmo Vicario.
Ndërkohë, Kerim Allajbegoviq përfiton rreth tre milionë euro neto në sezon, duke u renditur pak pas Federico Gattit, i cili merr 3.1 milionë euro.
Rritja e ndjeshme e fondit të pagave tregon ambicien e Juventusit për të ndërtuar një skuadër më konkurruese, por njëkohësisht rrit edhe presionin financiar për rezultate në Serie A dhe në garat evropiane..