E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlora plot me turistë në shtator, pushuesit nuk i ndahen detit. Operatorët: Prenotimet mbeten të larta

Ilustrim · Vizion Plus

Turistë të shumtë të huaj, vijojnë të zgjedhin Vlorën për të kaluar këto ditë të para të shtatorit.

Për operatorët turistikë, prenotimet vijojnë me një rënie e vogël nga gushti, por kërkesat referuar sezonit janë të larta krahasuar me vitin e kaluar.

Temperaturat në kufijtë normalë, plazhi më i pastër, trafiku më i përballueshëm, dhe çmimet më të ulëta janë disa nga arsyet pse turistët e huaj zgjedhin fillim vjeshtën për të pushuar.

“Jam nga Maqedonia, është shumë bukur. Vij këtu çdo vit, hera e pestë që zgjedh Vlorën në shtator. Gjithmonë në shtator. Moti është i mirë. Çmimet janë shumë mirë, 30 euro nata. Ushqimi kushton, ndoshta sepse euro ka rënë”.

“Jam nga Ukraina. Kam ardhur me familjen. Shtatori është sezoni perfekt. Moti, deri, temperaturat janë perfekte. Ushqimi i mirë. Jemi për herë të parë këtu dhe do vijmë sërish. Na treguan miqtë për Shqipërinë, të gjithë flasin shumë mirë për Shqipërinë. Është një eksperiencë e paharrueshme”.

“Jam nga Italia, Bolonja. Shumë bukur, Lungomare në darkë shumë e bukur. Kam ardhur me miqtë. Shumë më mirë nga çfarë e kisha menduar”.

“Vij nga provinca e Milanos. Hera e parë në Vlorë. Zgjodhëm shtatorin për shkak të punëve dhe temperaturave. Shumë mirë deri tani. Do qëndrojmë një orë. Jemi kurjoz për të parë sa më shumë”.

Përgjatë këtij sezoni Vlora ka shënuar një numër të lartë pushuesish venda e të huaj.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh