E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa në ambientet e kryeministrisë.

“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Diplomatja portugeze ka marrë zyrtarisht detyrën e saj pasi më 2 shtator i dorëzoi kredencialet Presidentit Bajram Begaj.

Sofia Moreira de Sousa zëvendëson në këtë post diplomatin italian Silvio Gonzato. Para emërimit në Shqipëri, ajo ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Europian në Portugali, ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e ambasadores së BE-së në Kepin e Gjelbër.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh