E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet sulmeve

Ilustrim · Vizion Plus

Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev duke përdorur dronë dhe raketa.

Sulmet shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e të paktën dhjetë të tjerëve, ndërsa në disa zona të qytetit shpërthyen zjarre.

Sipas autoriteteve ukrainase, mbetjet e raketave dhe dronëve dëmtuan të paktën 14 ndërtesa të larta, një konvikt, një shkollë, një klinikë dhe disa objekte të tjera. Ekipet e emergjencës u angazhuan për shuarjen e zjarreve dhe për ndihmën ndaj të plagosurve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Sulmet ndodhën pak pas largimit nga Kievi të të dërguarve amerikanë për paqen, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët kishin zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Vizita ishte pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën.

Ndërkohë, për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë, Polonia aktivizoi avionët e saj ushtarakë si masë parandaluese. Aeroporti pezulloi përkohësisht fluturimet.

Në të njëjtën kohë, edhe Rusia raportoi sulme me dronë ukrainas. Në qytetin Saratov u dëmtua infrastruktura civile dhe u raportuan persona të plagosur. Autoritetet ruse thanë se në zonë ndodhen edhe objekte të rëndësishme industriale dhe energjetike.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh