Skip to content
8 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DETAJET – Ngjarja e rëndë në Shkodër, dyshohet se dy të rinjtë u konfliktuan fillimisht në Gjuhadol…

ShkodraWeb 8 September, 2026
ngjarja rruga isuf sokoli 2026

Detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri dhe babai i tij mbeti i plagosur.

Ka qenë një sherr mes viktimës Ylber Luli dhe autorit Andri Vulaj ajo që ka çuar në ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjësit në banesën e viktimës. Pasi janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit, autori i dyshuar rreth orës 5:00 të mëngjesit ka shkuar në banesën e viktimëa me idenë për t’u sqaruar. Me vete i dyshuari i vrasjes kishte edhe një pistoletë.

Në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht ndërsa në këtë përleshje është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli.

Sipas policisë së Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj. Ky i fundit në konflikt e sipër ka nxjerrë armën, një pistoletë që kishte me vete duke qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit i cili humbi jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet.

Fillimisht efektivët bënë ndalimin e autorit të dyshuar Andri Vulaj si dhe sekuestruan armën e dyshuar të vrasjes pistoletë me të cilën dyshohet se autori qëlloi viktimën.

Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë. Tri orë më pas, Andri Vulaj shkoi në shtëpinë e viktimës duke qëlluar ndaj Ylber Lulit pas përleshjes fizike dhe plagosjes me thikë mes tyre.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për të bërë të mundir zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 8 shtator 2026…
Next: “Të thërrasë Asamblenë…”, Idrizi kërkon llogari nga Duka: Futbolli shqiptar është kthyer në luftë bandash

TË FUNDIT

sinan idrizi flamurtari 2026

“Të thërrasë Asamblenë…”, Idrizi kërkon llogari nga Duka: Futbolli shqiptar është kthyer në luftë bandash

ShkodraWeb 8 September, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 8 shtator 2026…

ShkodraWeb 8 September, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 shtator 2026…

ShkodraWeb 8 September, 2026

TË FUNDIT

  • “Të thërrasë Asamblenë…”, Idrizi kërkon llogari nga Duka: Futbolli shqiptar është kthyer në luftë bandash 8 September, 2026
  • DETAJET – Ngjarja e rëndë në Shkodër, dyshohet se dy të rinjtë u konfliktuan fillimisht në Gjuhadol… 8 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 8 shtator 2026… 8 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 shtator 2026… 8 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 8 shtator 2026… 8 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Konflikt mes 3 personave në Shkodër, dy plagosen me armë zjarri, vdes 24- vjeçari 8 September, 2026
  • “Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës”, Arben Ahmetaj bën denoncimin e fortë: E vras me dorën time… 7 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën 68- vjeçari nga Kosova, po lahej në det në “Plazhin e Vogël” në Velipojë 7 September, 2026
  • VIDEO – Zjarret në Myselim- Bardhaj, banorët vlerësojnë gatishmërinë e institucioneve për përballimin… 7 September, 2026
  • “Vendimi është i detyrueshëm për zbatim”, Gjykata Kushtetuese reagon për pagat e magjistratëve… 7 September, 2026
  • Ekzekutimi i Viktor Bardhit, policia ushtron kontrolle në disa banesa të familjes Reçi, 2 fiset në hasmëri… 7 September, 2026
  • “Inteligjenca Artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin”, shefi i të drejtave të njeriut në OKB jep alarmin 7 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sinan idrizi flamurtari 2026

“Të thërrasë Asamblenë…”, Idrizi kërkon llogari nga Duka: Futbolli shqiptar është kthyer në luftë bandash

ShkodraWeb 8 September, 2026
ngjarja rruga isuf sokoli 2026

DETAJET – Ngjarja e rëndë në Shkodër, dyshohet se dy të rinjtë u konfliktuan fillimisht në Gjuhadol…

ShkodraWeb 8 September, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 8 shtator 2026…

ShkodraWeb 8 September, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 shtator 2026…

ShkodraWeb 8 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.