• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Helmimi i 140 personave në Fushë-Arrëz/ ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm

10:12 : 08/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin në lidhje me helmimin e rreth 140 personave pak ditë më parë në Fushë-Arrëz, të cilët u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma gastrointestinale.

Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. 128 prej tyre, ose 91.7% e rasteve, janë banorë të Fushë-Arrëzit, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve është përqendruar në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”.

Të gjithë personat e prekur kanë shfaqur diarre, ndërsa 128 prej tyre kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Grupmoshat e të prekurve variojnë nga 2 deri në 94 vjeç.

Në kuadër të hetimit epidemiologjik, ISHP ka analizuar edhe sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem.

Analizat laboratorike kanë konstatuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit me ujë. Në Depon nr. 1 janë gjetur koliforme, E. coli dhe enterokokë, ndërsa në një pikë fundore pranë ish-Parkut janë evidentuar koliforme, E. coli, enterokokë dhe Pseudomonas aeruginosa.

Lexo edhe:

Helmohen rreth 140 banorë të Fushë-Arrëzit, dyshohet nga ndotja e ujit të pijshëm

Qytetarët në urgjencën e Spitalit të Fushë-Arrëzit: Po helmohemi, uji mban erë të rëndë

Probleme janë konstatuar edhe me procesin e dezinfektimit të ujit. Sipas raportit, analiza e hipokloritit të natriumit ka treguar se klori aktiv ishte 9.04%, ndërsa kufiri i përcaktuar është 13–15%. Për pasojë, lënda e përdorur nuk përmbush kërkesat për procesin e klorinimit dhe dezinfektimit të ujit të pijshëm.

Ndërkohë, mostrat klinike të marra nga personat e prekur kanë rezultuar negative. Nga 17 mostrat e analizuara nuk janë evidentuar patogjenë bakterialë dhe viralë, përfshirë Norovirusin, Rotavirusin, Adenovirusin, Astrovirusin dhe Sapovirusin.

ISHP vlerëson se përqendrimi i rasteve në zonën e furnizuar nga i njëjti sistem ujësjellësi, prekja e grupmoshave të ndryshme dhe ndotja mikrobiologjike e konstatuar në ujë janë tregues për një burim të përbashkët ekspozimi të lidhur me sistemin e furnizimit me ujë.

Etiketa: Fushë-ArrëzhelmimISHP

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmohen rreth 140 banorë të Fushë-Arrëzit, dyshohet nga ndotja e ujit të pijshëm

14:17 : 02/09/2026
AKTUALITET

Qytetarët në urgjencën e Spitalit të Fushë-Arrëzit: Po helmohemi, uji mban erë të rëndë

15:01 : 01/09/2026
AKTUALITET

ISHP: Rreth 700 raste në vit pozitive me HPV në Shqipëri

22:37 : 29/08/2026
AKTUALITET

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, ISHP nis hetimin në terren pas rastit të parë

10:50 : 26/08/2026
AKTUALITET

Babë e bir në pranga, dyshohet se kultivuan Cannabis Sativa pranë banesës në Fushë Arrëz

13:41 : 25/08/2026
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit kundër projektit të qeverisë: Me ne nuk mund të luhet!

17:20 : 13/08/2026
Para

Shkelje në administrimin e mbetjeve/ IKMT pezullon aktivitetin e “Polyeco Albania”

TË GJITHA

Kush është Ron Yeffet? Nga marrëdhënia me Ramën te milionat e industrisë ushtarake

18:51 : 08/09/2026

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

18:41 : 08/09/2026

Medaljet mesdhetare, xhaketa Albanos dhe patronazhisti Gonxhes

18:36 : 08/09/2026

VIDEO/ Policia tenton shoqërimin e Adriatik Lapajt, tensione në protestën para Kuvendit

18:35 : 08/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Has, plagoset një 29-vjeçar

18:30 : 08/09/2026

Sezon i ri, probleme të vjetra

18:29 : 08/09/2026

Socialistët votojnë Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën: Do firmosësh ‘fap fap’ moj e gjorë

18:19 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvsahabetjojobetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişzirvebetpusulabetjojobetcasibommarsbahisjojobetBahsegelJojobet