Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa, ka shkuar mëngjesin e kësaj të marte te Kryeministria, ku po zhvillon një takim me Edi Ramën.
Ky është takimi i saj i parë me kreun e qeverisë shqiptare, pak ditë pas marrjes së detyrës dhe dorëzimit të kredincialeve te Presidenti Bajram Begaj.
Sipas raportimeve, në takimin Rama-Sousa pritet të diskutohet ndër të tjera edhe mbi procesin e integrimit në BE, ndërsa mbetet për tu parë qasja që do të ketë pasardhësja e Silvio Gonzatos në këtë detyrë.














