• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raketat kontrabandë në Itali dhe Kayo në Shqipëri/ Sinjali i Ahmetajt për trafikun e armëve

13:44 : 08/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-zv.kryeministri shqiptar, Arben Ahmetaj, aludoi se zbulimi i tre raketave “kontrabandë”, prodhim i kompanisë francize “MBDA”, të zbuluara në një furgon në Bari të Italisë, në qershor të këtij viti, mund të jetë pjesë e një linje trafiku ndërkombëtar armësh, që lidhet me Shqipërinë.

Ahmetaj nuk dha detaje, mbi të cilat bazoi këto dyshime. Pretendimet e tij erdhën në vazhdën e akuzave që ai ngriti mbi veprimtarinë e kompanisë publike shqiptare, “Kayo” dhe, sidomos, partnerit të saj kryesor, shtetasit izraelit, Ron Yeffet, një mik i kryeministrit Edi Rama.

Të dhënat publike tregojnë se ka pasur negociata mes “Kayo-s” shqiptare dhe kompanisë franceze, “MBDA” për bashkëpunim në prodhimin e armëve luftarake.

Zbulimi i tre raketave në Bari

Lexo edhe:

Kush është Ron Yeffet? Nga marrëdhënia me Ramën te milionat e industrisë ushtarake

Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes të dorëhiqet

Në 9 qershor 2026, autoritetet portuale të Barit, ndalojnë drejtuesin francez të një furgoni, në të cilin po transportoheshin 3 raketa lufte “Akeron”. Shoferi 46-vjeçar, Régis Claude Albert Normand, u tha oficerëve të Guardia di Finanza se pajisjet ushtarake i kishte marrë në Greqi dhe po i dërgonte në Francë.

Ai tha gjithashtu se ishte pajisur me dokumentacionin përkatës nga kompania e prodhimeve ushtarake franceze, “MBDA”, për të bërë transportin e tyre. Megjithatë, gjyqtarja e hetimeve paraprake të Barit, Valeria Isabella Valenzi, e vendosi atë në masë ndalimi. Kjo histori kaloi pa zhurmë për më shumë se dy muaj, derisa media italiane mësoi për ngjarjen vetëm në 25 gusht të këtij viti.

Në foto: Ngarkesa me raketa, e zbuluar në Bari, Itali (foto: Ansa)

Personi i ndaluar dhe avokati i tij kanë këmbëngulur se gjithçka ishte në rregull dhe se ndalimi i shoferi 46-vjeçar është përtej normales. Në momentin e ndalimit, Normand ka deklaruar se ishte punësuar nga “MBDA France” për të transportuar armë nga Franca në Greqi, ku shoqëria “Altus Lsa”, partneri grek i “MBDA” do të kryente disa riparime.

Megjithatë, për autoritetet gjyqësore italiane mbetet pikëpyetje se, nëse ka pasur një autorizim nga Ministria Franceze e Mbrojtjes për transportin e tyre, përse ato janë transportuar me një furgon, ndërkohë që ka mënyra e mjete të tjera për realizimin e këtij procesi.

Po ashtu, ndër pikëpyetjet e ngritura në këtë rast është se, nëse vërtetë ka pasur një autorizim të ligjshëm, përse shoferi 46-vjeçar vijon të qëndrojnë ende në masë ndalimi në Itali dhe përse autoritetet franceze nuk e kanë zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike.

Çfarë aludon Arben Ahmetaj?

Rasti, për aq sa është raportuar në mediat italiane, nuk ka zgjuar thuajse fare interes në Shqipëri. Të paktën deri në një pikë.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në arrati prej të paktën tre vitesh, e rimori si argument ngjarjen e ndodhur në Bari të Italisë, gjatë një interviste për “Çim Peka Live”, të transmetuar të Hënën e 7 Shtatorit, në “Syri Televizion”.

“Është kapur një ngarkesë me raketa në Itali”,- tha ai.- Gazetarët investigativë le ta verifikojnë situatën, se nuk është çudi që të dalë ndonjë linjë trafiku armësh në Shqipëri”, tha pak a shumë ai në një pjesë të bisedës televizive.

Në foto: Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistë për “Çim Peka Live”

Ahmetaj nuk dha më shumë detaje për një lidhje të mundshme mes episodit në Itali dhe Shqipërisë. Megjithatë, kjo deklaratë e tij erdhi në kontekstin e akuzave që ai lëshoi ndaj kompanisë publike shqiptare të prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, “Kayo”.

Në mbështetje të këtyre akuzave, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, solli për publikun disa pasazhe nga një audio-përgjim 3-orësh, në të cilin supozohet se personazhet që flasin janë Ron Yeffet dhe dy shtetas ukrainas, gjatë një takimi në Monako.

Ron Yeffet, shtetas izraelit dhe një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, është aksioner në shoqërinë “Timak”, e cila ka krijuar një bashkëpunim me “Kayo-n” për ngritjen e një konglomerati shoqërish, me aktivitet nga prodhimi i armëve e deri tek pajishet e uniformat ushtarake.

Bashkëpunimi ndërmjet “Kayo” dhe “Timak”, me aksioner Ron Yeffet, ka marrë autorizimet nga qeveria shqiptare për aktivitetin e tyre, duke shmangur procedurat normale tenderuese.

Gjatë audio-përgjimit të publikuar nga Ahmetaj, rezulton një pjesë e bisedës, në të cilën Ron Yeffet u thotë bashkëbiseduese se një bashkëpunim i mundshëm mes tyre për shitjen e armëve do të mbulohet me një aureolë për të shmangur problemet.

“Kompania do të jetë amerikane që ti mbyllim gojën dhe ambasadës amerikane”. Yeffet duket se ka edhe planin për shmangien e garave e tenderat me anë manipulimit të ngritjes së kompanive tip Kayo.

Në foto: Pjesë nga audio-regjistrimi i publikuar në “Syri TV”

Bashkëbiseduesit ukrainas thonë se në qeverinë e tyre, blerja e makinave dhe pajimeve ushtarake nuk mund te kalojë pa garë. Në një moment interesant, Ron Yeffet u thotë bashkëbiseduesve: “ne jemi ngarkuar nga qeveria shqiptare për të kryer punët e këqija”.

Në intervistë, Arben Ahmetaj tha se “jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën”.

Dhe, pikërisht, në të pikë të intervistës, Ahmetaj citon rastin e sekuestrimit të 3 raketave në Itali.

Negociatat “Kayo-MDBA”

Deri në këtë moment, nuk ka asnjë detaj që të lidhë episodin e zbulimit të tre raketave në furgonin e 46-vjeçarit francez në Bari me Shqipërinë dhe, specifikisht me kompaninë “Kayo”.

Gjithësesi, disa të dhëna publike tregojnë se ka një marrëdhënie mes “Kayo-s” shqiptare dhe kompanisë franceze “MBDA” të prodhimit të armëve dhe që kishte autorizuar transportin e tre raketave nga Greqia në Francë.

Në foto: Ron Yeffet (M) dhe kryeministri Edi Rama (D)

Gjatë një vizite në Francë në qershor të vitit 2025, ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, tha se ishte takuar me përfaqësues të kompanive të mëdha të mbrojtjes, mes të cilave edhe “MDBA”.

“Zhvillimi i një industrie kombëtare të mbrojtjes, investimi në sisteme me përdorim të dyfishtë dhe trajnimi i personelit tonë për t’i përdorur ato në mënyrë efektive janë tri prioritetet kryesore që udhëheqin modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, citohet Vengu në një njoftim zyrtar të asaj kohe.

Aktiviteti i kompanisë “Kayo” mbështillet nga një perde sekreti dhe opinioni publik shqiptar nuk informohet mbi kontratat e nënshkruara nga kompania publike e armëve.

Gjithësesi, audio-përgjimet e presupozuara, të publikuara nga Ahmetaj, ish-krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, janë të mjaftueshme për të hedhur sadopak dritë mbi mënyrën se si veprohet me fondet publike të shqiptarëve.

LEXO EDHE:

Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt

“Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

Etiketa: arben ahmetajdenoncimEdi RamaKayo-MDBARon Yeffettrafik armesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush është Ron Yeffet? Nga marrëdhënia me Ramën te milionat e industrisë ushtarake

18:51 : 08/09/2026
AKTUALITET

Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes të dorëhiqet

16:30 : 08/09/2026
AKTUALITET

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, Bardhi kërkon hetim për KAYO: Çështje e sigurisë kombëtare

10:22 : 08/09/2026
AKTUALITET

Pak ditë pas marrjes së detyrës/ Ambasadorja e re e BE-së i shkon në zyrë Ramës

09:23 : 08/09/2026
AKTUALITET

Audiopërgjimi i Ahmetajt për KAYO-n/ Këlliçi: SPAK të nisë hetimet për Ramën dhe Nufin

08:46 : 08/09/2026
AKTUALITET

Ahmetaj: Belinda Balluku emëron ministra dhe kërcënon Ramën

23:19 : 07/09/2026
Para

Zbardhet dinamika e incidentit në Tropojë, si u goditën nga rryma 4 punonjësit e Bashkisë /EMRAT

TË GJITHA

Kush është Ron Yeffet? Nga marrëdhënia me Ramën te milionat e industrisë ushtarake

18:51 : 08/09/2026

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

18:41 : 08/09/2026

Medaljet mesdhetare, xhaketa Albanos dhe patronazhisti Gonxhes

18:36 : 08/09/2026

VIDEO/ Policia tenton shoqërimin e Adriatik Lapajt, tensione në protestën para Kuvendit

18:35 : 08/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Has, plagoset një 29-vjeçar

18:30 : 08/09/2026

Sezon i ri, probleme të vjetra

18:29 : 08/09/2026

Socialistët votojnë Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën: Do firmosësh ‘fap fap’ moj e gjorë

18:19 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvsahabetjojobetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişzirvebetpusulabetjojobetcasibommarsbahisjojobetBahsegelJojobet