Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale - Gazeta Express
string(115) "kongresisti-amerikan-regjimi-i-vuciqit-nxit-urrejtje-serbet-duan-mundesi-ekonomike-sundim-te-ligjit-e-paqe-rajonale"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 17:11

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 17:11

Kongresisti republikan Joe Wilson, ka kritikuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit po mundohet që ta paraqesë popullin serb si pro rus e pro Partisë Komuniste Kineze.

Wilson, ka thënë se regjimi i Vuçiqit fton forcat autoritare dhe se, nxitet urrejtje.

‘’Vuçiqi përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-rus, pro-PKK’së (Partia Komuniste Kineze) dhe pro kriminelëve të luftës, por kjo është një GËNJESHTË propagandistike. Populli serb dëshiron mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe PAQE në rajon. Është vetëm regjimi i Vuçiqit ai që fton forcat autoritare dhe nxit urrejtjen’’, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕