Pas Radojevic, Collina takon edhe Pecin, KFOR s’tregon nëse me ta po e diskuton çështjen e Urës së Ibrit - Gazeta Express
string(101) "pas-radojevic-collina-takon-edhe-pecin-kfor-stregon-nese-me-ta-po-e-diskuton-ceshtjen-e-ures-se-ibrit"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 17:58

Pas Radojevic, Collina takon edhe Pecin, KFOR s’tregon nëse me ta po e diskuton çështjen e Urës së Ibrit

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 17:58

Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, së bashku me Shefin e Shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Nënkolonelin Massimo Ienco, e kanë takuar sot kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.

Siç bën të ditur KFOR në këtë takim kanë shkëmbyer pikëpamjet për rritjen e bashkëpunimit.

 “Gjatë takimit, Gjenerali i Brigadës Collina ndau informacione mbi aktivitetet e KFOR-it dhe riafirmoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Collina sot gjatë ditës ka takuar edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕