“Janë serbë, njëri është narkoman që i torturoi shqiptarët”, kultivohej drogë, kush janë të dyshuarit për rastin në ish-shkollën teknike në Obiliq? - Gazeta Express
string(141) "jane-serbe-njeri-eshte-narkoman-qe-i-torturoi-shqiptaret-kultivohej-droge-kush-jane-te-dyshuarit-per-rastin-ne-ish-shkollen-teknike-ne-obiliq"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 17:34

“Janë serbë, njëri është narkoman që i torturoi shqiptarët”, kultivohej drogë, kush janë të dyshuarit për rastin në ish-shkollën teknike në Obiliq?

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 17:34

“Janë serbë, njëri është narkoman që i torturoi shqiptarët”, kultivohej drogë, kush janë të dyshuarit për rastin në ish-shkollën teknike në Obiliq?

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, i ftuar në Frontal T7, është deklaruar rreth rastit në ish-shkollën teknike në këtë komunë.

Thaçi se të dyshuarit për kultivim të narkotikëve, janë të nacionalitetit serb ku njëri prej tyre është narkoman dhe i njoh për torturat ndaj shqiptarëve, përcjell Gazeta Express.

‘’Janë të nacionalitetit serb, njëri prej tyre dihet që është narkoman, është i njohur për torturat ndaj shqiptarëve. Nuk është i njohur vetëm gjatë luftës, por shumë gjatë edhe pas luftës. Ky territor këtu që ka qenë 2 hektarë e 60 ari, dhe janë dy objekte, janë shfrytëzuar nga ky individ dhe familja e tij për t’i keqpërdorur’’, ka thënë ai.

Gjatë ditës Thaçi ka thënë se rasti “Është një tentim-kultivim për substance narkotike. Prokuroria dhe policia po merret me rastin. Sa i përket varrezës masive, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕