Ç’ka e shtyn njeriun e zakonshëm që të behet kriminel

Opinione

Ç’ka e shtyn njeriun e zakonshëm që të behet kriminel

Nga: Prof. dr. Kadri Bicaj Më: 8 shtator 2026 Në ora: 07:40
Prof. dr. Kadri Bicaj

Sipas programit kunder krimit dhe shkaqeve të krimit nga kendveshtrimi i Kriminologjisë dhe të forumit shqiptar qershor 2008 – “Çka e shtyn nji njeri të zakont që të bëhet kriminel;të vrasë, të rreh fëmijë, gra dhe prinder” si pasojë e rrethanave shoqërore, ekonomike e sociale që shumë lehtë mund të ndikojnë në karakterët e personave që jetojnë në një rrethi kriminogjen. Krizat ekonomike,traumat nga luftërat,sistemet e mjeruara sociale,edukative,korrupcioni që ndikojnë në masë në përhapjen e kriminalitetit,sjelljet psikike,lakmia me smundjet e ndryshme psikike.

Çezare Lombrozo për kriminalitetin

“Shpjegimet e para shkencore për kriminalitetin në rrugën e zhvillimit të tij shfaqen të Çezare Lombrozos 1835-1909 dhe të dy studentet e tij:Ferri dhe Garafalo,më pas Geri Beker dhe Ernest van den Hagu në teorit e tyre në shpjegimet e kriminalitetit”.Njeriu, sipas mësimeve të Lombrozos lind si kriminel.Të vepra “Njeriu Kriminel”në teorin e tij hodhi bazat e verteta të kriminologjisë së sotme dhe i pari zbatoi metodën eksperi-mentale në studimin e kriminelit dhe dukurit kriminale në të dhënat e përfituara nga studimi i personave të dënuar.Kritikuesit e kësaj teorie theksojnë se personat që ndodhen në burgje nuk përfaqësojnë të gjithë kriminelët ashtu që studimi i tyre nuk mund të përgjithësohen.Njerëzit, normalisht, nuk lindin kriminelë dhe as që mund të dallohen sipas shenjave antropologjike se a janë kryerës të veprave penale.Klasifikimi më i njohur i kriminelëve të Cezaro Lombrozo në vepren të tij “L’uomo deliquente”i ka ndar kryesit e veprimeve kriminale në pesë grupe:”kriminel të lindur, kriminel të sëmuar në pikëpamje mendore, kriminel nga pasionet e pathyeshme, kriminel nga shprehitë dhe kriminelë të rastit”.Për delikuentet e grupit të pestë – Kriminelët e rastit e përbejnë kriminelët (Delikuentë) normal në pikëpamje psikike normale në mes të personave shpirtërisht të sëmuar dhe shprirtësisht të mjekuar dhe të shëruar – të shëndoshë.Këto mendime nga teoria e Lombrozos ka qenë objekt i vlerësimit pozitiv dhe kritikash i mendimit bashkëkohor kriminologjik.

DISA TIPE THEMELORE TË KRIMINALITETIT

1. Kriminaliteti ekonomik

Nga studimi krahasues të prof.dr.V.Bauerit“Les infraktions ekonomiques” i cili e jep prejardhjën e kuptimit e kriminalitetit ekonomik i cili paraqitet si kategori juridiko-penale dhe kriminologjike.Paraqitja e kriminaliteti ekonomik është dukuri përcjellëse e proceseve të formimit të shtetit i shoqëruer me mjete të prodhimit që edhe sot e hasim në shoqërit bashkëkohore po me dallime prej një shteti në shtetin tjetër.

Megjithatë,kriminaliteti ekonomik nuk është vetëm kategori juridike.Në rendë të parë është dukuri shoqërore me karakterishtika juridike duke u bazuar në atë se kriminaliteti ekonomik nuk është kategori e re që përfshinë të gjitha aktivitetet antishoqërore,të cilat janë të inkriminuara si vepra penale me Kodin Penal të Republikës se Kosovës (KPRK-së),Kapitulli XXV Krimi i Organizuar neni 277 i Kodit.

2. Kriminaliteti politik

Shumë krijues të një shkrimi pa dëshirë hyjnë në shqyrtimin e këtij problemi me specifikat që mbeshtetet në etimologji e veçman në motivacion,i cili është karakteristik për veprat penale politike.Edhe përkundrazi në masën shumë të qartë në të cilën është studiuar nga dr.Ibrahim Pashiqi “Delikti politik” i cili ofron nji analizë të tërësishme dhe studioze të kriminalitetit politik dhe plotëson zbrazësinë e cila ekziston në literaturën për Kriminologjinë. Edhe përkundër këtyre veshtirësive,mund të thuhet se kriminalitetit politik përfshin veprat penale në të cilat cenohet rendi ekzistues shoqërorë,me qëllim të përmbysjës dhe shkatërrimit të saj me veprat penale politike që përbëjnë një kategori të veçantë të kriminalitetit, e që etiologjokisht me dije shkencore duhet të shpjegohen.Kjo formë e kriminalitetit ende plotësisht nuk ka fituar dispozita ligjore koncize dhe të përpikta

FAKTORËT E JASHTËM (OBJEKTIV) TË KRIMINALITETIT

1.Varfëria dhe kriminaliteti

Si faktorëve i jashtëm (objektivë) të kriminalitetit është varfëria dhe kriminaliteti i cili ndikon në paraqitjen kriminalitetit nën ndikimin që kanë kushtet e vështira materiale dhe varfëria në paraqitjën e kriminalitetit.Mungesa e të ardhurave sjell varfëri në paraqitjen e dukurive negative.Për këtë ka ba fjalë; filozofi antik Aristoteli që i përket periudhës së Greqisë dhe të romës së Vjetër i cili shkruan se “Varfëria është nëna e krimit,ndërsa begatia nëna e amoralitetit”.Hulumtimet kriminologjike të kryera në vendet e ndryshme të botës,kan vertetuar se numri ma i madh i delikuentëve rrjedh prej familjeve të varfura që kanë probleme me veshtirësi nga të ardhurat e vogla madje edhe nga papunësia nëna e të gjitha të këqijave edhe përkundër asaj se varfërin dhe mjerimi mund ta gjejm edhe në vendet ekonomikisht të zhvillura.Është dukuri reale kontrasti midis pasurisë e varfërisë, i shprehur sidomos në disa vende bashkëkohore shumë të zhvilluara.

2. Kriminaliteti dhe papunësia

Papunësia paraqet keqësim të shpejtë i pozitës ekonomike të disa shtresave dhe grupeve,e sidomos i atyre njerëzve të zakonshëm që janë shumë kohë pa punë. Dhe kushtëzohen nga skamja dhe mjerimi që degradon në radhë të parë familjen ose tërë rrethin familjar tëpersonave. Papunësia konsiderohet si "nëna e të gjitha të këqijave" sepse pasojat e saj shtrihen shumë përtej mungesës së thjeshtë të një rruge apo tërësie të ardhurash. Ajo prek çdo aspekt të jetës njerëzore dhe shoqërore, duke u kthyer në burim për një zinxhir problematikash të rënda. Gjendja e tillë krijon situatë tërëndë psikike,veçanërisht midis anëtarëve të familjes që i goditë degradimi me ramje të cilësisë familjare dhe shkatërrimi me apati dhe dëshprim për ç’arsye shpeshherë jepen,pas bredhjeve, prostitucionit, alkoolizmit, narkomanisë dhe dukurive të ngjashme si “paraadhës të krimit. Për këtë arsye në popull si e thënë – “Papunësia është nëna e të gjitha të këqijave” me lidhje kauzale në mes të papunësisë dhe të kriminalitetit.Kjo duket sidomos të personat e rinj që nuk kan mundur të kryejnë shkollën,të aftësohen profesionalisht dhe që jejnë punë sipas aftësisë dhe arsimit shkollor. Papunësinë dhe dhe problemet të cilat krijohen të nnjerëzit e zakonshëm dhe familjet,konsiderohen si faktorë dhe rrethanë që i paraprijnë krimit në shoqëri. .

3.Arsimimi dhe kriminaliteti

Me arsimim si funksion shoqëror, me rritjen e arsimit dhe të shkallës së inteligjencës së civilizimit e të qytetërimit, kriminaliteti në forma të ndryshme zvogëlohet. Kjo ide dominon në literaturën e (E Ferit, Fergusonit, Mannheimit, Gibbsit, Glueckit etj.).Fergusoni shkon aq larg sa mendon se shkalla e ulët e përgatitjes shkollore përbën”faktorin më të fuqishëm të sjelljes delikuente që e përbën shkalla e ulët e përgatitjes shkollore”. Autorë të tjerë nuk i epin arsimimit të lartë rëndësi antikriminale, por përkundrazi mendojnë se arsimimi i lartë mund të jetë faktor i kriminalitetit me veprimtari antiligjore në forma të ndryshme. Për këtë arsye disa autorë mendojnë se shkolla, përgjithësisht arsimimi ndikon fuqishëm në sjelljet delikuente dhe në kriminalitetin e organizuar në forma të ndryshme. Rrymat optimiste mendojnë se shkalla e arsimimit dhe përgatitjes shkollore ka rëndësi themelore madje të dorës së parë në luftë kundër kriminalitetit, pasi arsimimi sensibilizon njeriun se çka janë p.sh., narkotikët, ç’është narkomania me pasojat e saj dhe kush është shkaktar i këtyre dukurive dhe të kriminalitetit në përgjithësi në format e saj. Janë të rrallë personat me arsimin të lartë që kryejnë vepra penale.

Arsimimi si faktor shoqëror nuk duhet përgjithësuar as abstraktuar se arsimimi pengon ose nxit kriminalitetin.Përkunder arsimimit të ulët,arsimimi i lartë kundër kriminalitetit si rezistues ndaj aktivitetit kriminal.Arsimimi në mes tjerash armatos njeriun me dije të nevojshme ndaj kriminalitetit ndersa nji numër njerzish të zakonshëmme arsimim të ulët – janë të shumta kryerja e veprave penale si:hajnit,vrasjet,dhuna në familje,mizorit dhe veprimtari të ngjashme antiligjore.,etj,.etj.

4.Ndikimi i ambientit familjar në parandalimin e kriminalitetit

Faktori i mjedisit familjar ka rëndësi themelore në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ,pasiqë familja në të vertetë ka karakter të”skenës së parë pedagogjike” të personaliteti në edukimin dhe formimin e anëtarëve të rinj të shoqërisë që merret si funksion kryesor social i saj.

Familja në aspektin kriminologjik shumë shpesh vihet në lidhje me parandalimin e kriminalitetit dhe me dukurit e tjera të ndryshme të patologjisë sociale edhe pse hulumtimet për këtë çështje janë mjaftë të rralla. Faktorët mikrogruporë që ndikojnë në kriminalitetin e organizuar në forma të ndryshme kriminale dhe në dukuri të tjera të ndryshme të patologjisë sociale janë: familja, shkolla, lagjja, rruga, aventurizmat dhe dukuritë e ngjashme të patologjisë shoqërore familjare, ku familja është faktor me rëndësi në aftësimin e personalitetit kundër kriminalitetit.

Kur shkruhet për ndikimin e familjës dhe raporteve familjare në sjelljet kriminale dhe jo kriminale të fëmijëve dhe të miturve, është me rëndësi të theksohet se nuk duhet të absulitizohet përtej mase ndikimi i familjës. Këtë faktor duhet nderlidhur me faktoret tjerë që ndikojnë në raportet familjare, e sidomos në kushtet ekonomike, kulturore, papunësinë, varfërin rrethin dhe ambientin ku ata jetojnë.

Sipas Dr. Bertold EINSER: “E drejta familjare”, Zagreb, 1950, fq.7-8, Mejbel A. Eliot, shkencëtare e shquar amerikane e kriminologjisë dhe sociologjisë familjare, i kushton rëndësi ndikimit të rrethanave direkte në shtëpinë e prindërve dhe të personalitetit të fëmijëve dhe të rinjve me sjellje delikuente, ku situata kontradiktore dhe konfliktuoze në rrethin familjar fillon nga gjendjet dhe shkaqet e konflikteve të lehta e deri te rrahjet e përditshme konstante me dëmtime të herëpashershme trupore si formë më e rëndë.

Nga kjo del se rrethi familjar me kontraditat e tij është një institucion tepër i rëndësishëm për personalitetin që përfaqëson formë të veçantë dhe specifikë të marrëdhënieve shoqërore, të cilat mbështeten në bazat e zhhvillimit të mëtejshëm dhe ekzistencës së shoqërisë njerëzore me sjellje qofshin ato pozitive apo negative.

Sipas kriminologes së mirënjohur amerikane Mejbel ELIOT, e cila në këtë drejtim përmend edhe rastet e qëndrimit të ashpër dhe johuman të njerkës dhe njerkut, të cilët shpesh aplikojnë dënime dhe tortura fizike dhe psikike ndaj thjeshtërve, të cilët fëmijë nga këto martesa çojnë jetë të mundimshme kur njëri nga bashkëshortët nuk ka raporte të mira me fëmijët thjeshtër të tjetrit bashkëshort e që nga këto familje, kemi të mitur me sjellje devijante e kriminale që rrjedhin nga këto familje, dhe, të cilët si shkaktarë të sjelljeve delikuente dhe kriminale përmendin qëndrimin e ashpër dhe të vrazhdët nga dënimet fizike që kanë përjetuar nga prindërit gjegjësisht njerkut apo njerkës. Lidhur me këtë po ashtu Mejbel ELIOT, ka thënë: "Gruja - nënë, vështirë mund t`ua kthejë shpinën fëmijëve të saj".

FAKTORËT E BRENDSHËM – SUBJEKTIV 1.Çrregullimet mentale

Njeriu i zakonshëm,normalisht nuk lindin kriminelë kryerës të veprave penale. Klasifikimi më i njohur i kriminelëve nga Cezaro Lombrozo në vepren të tij “L’uomo deliquente”i ka ndar kryesit e veprimeve kriminale në pesë grupe:”kriminel të lindur, kriminel të sëmuar në pikëpamje mendore,kriminel nga pasionet të pathyeshme,kriminel nga shprehitë dhe kriminelë të rastit”.Për delikuentet e grupit të pestë – Kriminelët e rastit e përbejnë kriminelët (Delikuentë) normal në pikëpamje psikike normale në mes të personave shpirtërisht të sëmuar dhe shprirtësisht të mjekuar dhe të shëruar – të shëndoshë.dhe as që mund të dallohen sipas shenjave antropologjike se a janë të tillë.

Personi i prekur nga një çrregullim psikik, nuk e percepton realitetin dhe për rrjedhojë as veprimin e kundërligjshëm, në asnjë moment të jetës në Gjendje psikike me term “i sëmurë mendor” parashikohet në shumë Kode penale të shteteve të ndryshem në botë, ”vrasja e kryer në gjendje të tronditje së fortë mendore;”minimumi i dënimit është një (1) vjet i cili dënim për privim nga jeta - ekzekutohet me tretman ambulator si Masë e trajtimit të Detyrueshëm psikiatrik në liri me OBLIGIM ku Obligohet i akuzuari, që t’i nenshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, në momentin e plotëfuqishmerisë se aktgjykimit duke u paraqitë në Qendrën e Shendetit Mendor sipas kohës dhe termineve dhe rekomandimeve të mjekëve e eksperteve të psikiatrisë duke përdorur terapinë sipas rekomandimeve të eksperteve nen mbikqyerjen i Sherbimit Sprovues..

2.Peronat shpirtërisht jonormal

Në pikëpamje mentale personat të çrreguluar mendesisht më se shpeshti “ikin nga kriminaliteti” duke u mbyllur në vete,në botën të cilën ata vet e krijojnë,në bazë të emocioneve të tyre të çrregulluara dhe vetive të tjera personale.Këta persona shpirtërisht jonomrmal janë persona me çrregullime – psikologji abnormale (psikopstologjike) e cila mund të krijojë lidhje me sjellje kriminale dhe persona shpirtërisht jonormalë, persona të sëmuar shpirtëërisht të çrregulluar.Shumë autor me përmasa evropiane shkruajnë për personat e sëmuar në pikëpamje shpirtërore, ai nuk konsiderohet se është “fajtorë” në kuptimin juridiko penal dhe kunder tij për këtë arsye,nuk ndermerret procesi gjyqësor edhe përkunder asaj se personi i tillë paraqet delikuentin potencial i cili mund të kryej ndonjë vepër kriminale - vepër penale,sidomos nëse gjendet jashtë entit për mjekim dhe shërim.Personat e tillë janë në pikëpamje shoqërore të rrezikshëm,prandaj është e arsyeshme nëse i trajtojmë në pikëpamje kriminologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat