Llapi më në fund i rikthehet fitoreve në Superligë, pas katër humbjeve në katër xhirot hapëse.
Të besuarit e Tahir Batatinës duket se e kanë lënë mbrapa formën e dobët, pasi sot morën një fitore të thellë ndaj të sapopromovuarës në Superligë, Vushtrrisë.
Llapi fitoi 4-0 ndaj Vushtrrisë, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së pestë në Superligë, e cila u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Arbnor Ramadani dhe Fiton Ademi shënuan golat në pjesën e parë.
Ramadani e gjeti rrugën e golit në minutën e 17-të të takimit, derisa Ademi shënoi në minutën e 36-të.
Pas pushimit 15-minutësh, Llapi shënoi edhe dy gola të tjerë.
Arianit Hasani dhe Mërgim Cërnaverni shënuan në minutat 60-të dhe 90-të.
Me këtë fitore, Llapi siguron tri pikët e para të sezonit pas katër humbjeve radhazi, derisa Vushtrria vazhdon me humbje, e pesta me radhë./GazetaExpress/