75 Mall Live Search
18:02 / E Martë, 08 Shtator 2026 / AR

Prishtina e ka seriozisht titullin, e “shkatërron” Drenicën në Skenderaj

Prishtina po vazhdon me ritëm të lartë në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” kanë regjistruar fitoren e katërt radhazi, pasi kanë triumfuar bindshëm ndaj Drenicës në Skenderaj me rezultat 1-4, shkruan Indeksonline.

Prishtina e nisi furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-t me Kastriot Selmanin.

Drenica reagoi para pushimit, duke barazuar përmes Lushtakut në minutën e 40-të.

Megjithatë, pjesa e dytë i takoi tërësisht Prishtinës. Diar Hailili shënoi për 1-2 në minutën e 50-të, ndërsa Asanne Diatta vetëm shtatë minuta më vonë realizoi për 1-3.

Fitoren e kryeqytetasve e vulosi Ardian Hasani në minutën e 86-të, për rezultatin përfundimtar 1-4.

Me këtë fitore, Prishtina merr kreun e tabelës me 12 pikë pas pesë xhirove, ndërsa Drenica mbetet me vetëm tri pikë. /IndeksOnline/