75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 08 Shtator 2026 / G T

“Goditje” e madhe për Juventusin, kapiteni mungon gjatë shkaku i lëndimit!

Juventusi ka marrë një tjetër goditje të rëndë në fillim të sezonit, pasi kapiteni Manuel Locatelli do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për disa muaj.

Mesfushori italian u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Milanit dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ndërhyrja kirurgjikale të kryhet në Lyon, ku lojtari tashmë ndodhet.

Sipas raportimeve, operacioni do t’i japë fund vitit 2026 për Lokatelin, duke e lënë Juventusin pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës për një periudhë të gjatë.

Ky është një tjetër problem serioz për bardhezinjtë, pas mungesave të rëndësishme të Khephren Thuram dhe Kenan Yildiz, duke e komplikuar situatën për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti.

Pavarësisht këtyre goditjeve, Juventusi e ka nisur sezonin me 7 pikë në tri ndeshje, pasi ka fituar ndaj Frosinones dhe Parmës, ndërsa ka barazuar në përballjen me Milanin./Indeksonline/