75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 08 Shtator 2026 / AR

“Boom”, pritja po merr fund, zbulohen dy risi të mëdha nga Morena Taraku

Morena Taraku duket se po punon në heshtje për disa projekte të reja, të cilat pritet të sjellin një tjetër kapitull në karrierën e saj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se artistja është e angazhuar maksimalisht në përgatitjen e disa risive që pritet të publikohen së shpejti.

Sipas burimeve, Taraku tashmë ka përfunduar pjesën më të madhe të këngëve të albumit, ndërsa këngët e mbetura janë në fazën përfundimtare të realizimit.

Por, angazhimet e saj nuk ndalen vetëm te muzika. Morena Taraku është duke punuar paralelisht edhe në krijimin e brendit të saj të veshjeve, “Selapre”, i cili synon të pozicionohet në segmentin high-end të modës.

Kështu, Morena pritet të rikthehet me dy projekte të rëndësishme, një në muzikë dhe një në modë, duke zgjeruar edhe më tej aktivitetin e saj jashtë skenës muzikore.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje për titullin e albumit, numrin e këngëve apo datën e lansimit, ndërsa pritet që më shumë informacione të publikohen në ditët në vijim./Indeksonline/