Prishtina vazhdon me 100% fitore në Superligë, e mposht thellë Drenicën - Gazeta Express
string(69) "prishtina-vazhdon-me-100-fitore-ne-superlige-e-mposht-thelle-drenicen"

Futboll

Gazeta Express

08/09/2026 18:04

Prishtina vazhdon me 100% fitore në Superligë, e mposht thellë Drenicën

Futboll

Gazeta Express

08/09/2026 18:04

Prishtina ka marrë fitoren e katërt radhazi në Superligë, në katër xhirot hapëse të sezonit të ri.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu ka fituar sot ndaj Drenicës, në Skënderaj.

Në stadiumin “Bajram Aliu”, Prishtina fitoi 4-1 ndaj Drenicës.

Prishtinasit ishin të parët që dolën në epërsi, me anë të Kastriot Selmanit, i cili shënoi një gol të bukur, në minutën e pestë të ndeshjes.

Drenica barazoi në 1-1, në minutën e 40-të, kur kapiteni Shkëlzen Lushtaku shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë, Prishtina e riktheu epërsinë në minutën e 51-të, kur Diar Halili shënoi me kokë po ashtu.

Assane Diatta shënoi për 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë, pas gjashtë minutash.

Në minutën e 86-të, përmes Ardian Hasanit, Prishtina e gjeti edhe golin e katërt të ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve, duke e mbajtur ende rekordin prej 100%.

Ndërkohë, Drenica është e shtata në tabelë me tri pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕