Kryediplomatja e BE-së i reagon Serbisë për Mlladiqin: Pajtimi s'ndodh duke nderuar autorët e krimeve - Gazeta Express
string(99) "kryediplomatja-e-be-se-i-reagon-serbise-per-mlladiqin-pajtimi-sndodh-duke-nderuar-autoret-e-krimeve"

Ballina

Gazeta Express

08/09/2026 16:35

Kryediplomatja e BE-së i reagon Serbisë për Mlladiqin: Pajtimi s’ndodh duke nderuar autorët e krimeve

Ballina

Gazeta Express

08/09/2026 16:35

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka reaguar pas glorifikimit që i është bërë në Serbi figurës së Ratko Mlladiqit dhe organizimit shtetëror për ceremoninë e varrosjes së tij.

Kallas ka thënë se pajtimi në rajon s’mund të ndodh duke nderuar autorët e krimeve.

“Lavdërimi publik që i bëhet një krimineli lufte të dënuar në Beograd është një fyerje ndaj kujtimit të viktimave, familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që vuajtën gjatë konflikteve në Ballkanin Perëndimor.

Pajtimi i vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin, mohimin e gjenocidit apo nderimin e autorëve të krimeve.

Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kërkon një angazhim të qartë ndaj vlerave themelore evropiane dhe të vërtetës historike.

Nuk ka vend në Evropë për lavdinë e kriminelëve të luftës”, ka shkruar Kallas./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕