Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion - Gazeta Express
string(89) "ndalohen-pese-furgone-dhe-nje-kamion-qe-dyshohet-se-po-transportonin-dru-pa-dokumentacion"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 16:08

Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion

Lajme

Gazeta Express

08/09/2026 16:08

Pesë furgonë dhe një kamion, që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion të rregullt, janë ndaluar sot në Ferizaj në kuadër të një plani operativ të policisë për mbrojtjen e pyjeve.

Për rastet në fjalë, policia tha se janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi dhe masa drusore është konfiskuar.

“Policia në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative me qëllim të mbrojtjes së pasurisë pyjore dhe parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme. Mbrojtja e pyjeve dhe pasurisë natyrore mbetet prioritet i institucioneve të sigurisë dhe përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕