75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 08 Shtator 2026 / MSH1

Dua Lipa sfidon gravitetin… mbi ujë!

Dua Lipa po shijon pushimet dhe ka gjetur një formë tejet interesante për të argëtuar veten.

Destinacioni i saj nuk dihet, por në pamjet e publikuara në rrjete sociale, Dua shfaqet në një vend tropikal, me det dhe temperatura të larta, shkruan IndeksOnline.

Në shenjë të Ditës së Punëtorëve, ajo ka shijuar qytetin dhe periferinë e tij, teksa vëmendjen e merr një video, ku Dua po bën pilates.

Në një dërrasë sërfi dhe mbi ujë, ajo balancon trupin në kokë, duke e sfiduar jo vetëm veten me këtë pozitë, por edhe gravitetin.