75 Mall Live Search
16:58 / E Martë, 08 Shtator 2026 / F.R

Mbyllet restauranti “Ligjeni i Dukagjinit”, Pacolli: Mbrojtja e ujit nuk ka kompromis

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë.

Pacolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se i është dhënë fund veprimtarisë së restaurantit të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

“Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar Pacolli.

Ndërsa ka shtuar se ministria do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.

“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.

Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis”, ka shkruar Pacolli./IndeksOnline/