Dembele nuk e futi në top-3, Lamine Yamal: Ai është mik me Mbappen!?
Lamine Yamal ka reaguar me humor pasi Ousmane Dembele publikoi tre futbollistët që ai zgjedh në Top 3-shen e tij për “Topin e Artë”.
Dembele kishte përfshirë në listën e tij Khvicha Kvaratskhelian, Harry Kane dhe Kylian Mbappe, duke lënë jashtë Yamalin, shkruan Indeksonline
I pyetur se kush nuk e kishte përfshirë në Top 3, ylli i Barcelonës u përgjigj me ironi:
“Kush nuk më ka vendosur në Top 3? Dembele? Nuk është ai shok me Kylian Mbappen, apo jo?”
Megjithatë, Yamal më pas e minimizoi situatën, duke theksuar se nuk i kushton shumë rëndësi kësaj.
“Jo, por e gjithë kjo ka pak rëndësi për mua. Jam i lumtur me sezonin që kam pasur.”
/Indeksonline/

