75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 08 Shtator 2026 / KV

Mungon Vali Corleone/ Shtyhet seanca gjyqësore, paralajmërohet urdhërarrest nëse nuk paraqitet (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dashur të mbahej sot seanca e radhës ndaj Vali Corleones, mirëpo shqyrtimi gjyqësor është shtyrë për shkak të mungesës së tij.

Gjykata ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, pasi i pandehuri nuk është paraqitur, transmeton IndeksOnline.

Seanca e radhës është caktuar për 14 shtator, në orë 13:10.

Nga gjykata është bërë e ditur se, në rast se Vali Corleone nuk paraqitet as në seancën e ardhshme, ndaj tij mund të lëshohet urdhërarrest./IndeksOnline/