Flash News

KRYESORE

Ahmetaj sulmon Ramën: Qelizë kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe PS-së

Arben Ahmetaj ka vijuar me deklaratat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar tashmë si një figurë politike që, sipas tij, e ka humbur fuqinë për të ofruar një alternativë të re për shqiptarët dhe Partinë Socialiste.

Në intervistën për “Çim Peka Live”, ish-zv.kryeministri përdori një metaforë të veçantë për të përshkruar situatën politike të Ramës. Ai e krahasoi kryeministrin me kioskat e viteve ’90, duke argumentuar se tashmë “nuk ka më çfarë të shesë”.

“Intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës, sepse kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit 1991 që nuk ka cfarë të shesë më. Sot kreu i organizatës ngjan si një kiostë e vitit 1991 që nuk ka cfarë të shesë më. Unë kam përgjegjësi të lartë morale, sepse kam punuar pa asnjë hile që ai të fitonte dhe PS të fitonte bashkë me te”, tha Ahmetaj.

Por sulmi i Ahmetajt u bë edhe më i ashpër kur ai foli për bilancin politik të Ramës në krye të qeverisë. Ahmetaj përdori termin “qelizë kancerogjene” për të përshkruar Ramën brenda Shqipërisë dhe PS-së.

“Ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin dhe sot ia ka dalë të jetë qeliza kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe PS. Unë nuk e di nëse PS do të shpëtojë nga metastazat e këtij. Uroj të shpëtojë”, deklaroi Ahmetaj.

Të fundit