Flash News

E-TJERA

100 ditë protestë, mijëra zëra kundër Ramës: Pankartat pikante nga protesta

Dita e 100-të e protestës është shoqëruar me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave pikante.

Në shesh, krahas thirrjeve politike, kanë spikatur mesazhet që nënvizojnë këmbënguljen e protestuesve për të vijuar qëndrimin e tyre.

 

“100 ditë – një shesh, mijëra zëra”, “100 ditë prani besnike! Shqipëria digjet, politika krihet” dhe “100 ditë dhe ende qëndrojmë” janë disa nga pankartat e përgatitura për këtë ditë simbolike.

Protestuesit shprehen se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë ndryshime, duke e kthyer 100-ditëshin në një tjetër moment të fortë të protestës.

Mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: 100 ditë kanë kaluar, por zërat në shesh vijojnë të dëgjohen.

Të fundit