E-TJERA

Pagat e magjistratëve, Gjokutaj: Situata në drejtësi është tragjikomike dhe kaotike!

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me situatën në sistemin e drejtësisë dhe protestën e zhvilluar sot nga punonjës të sistemit për debatin e pagave, duke e cilësuar situatën si “tragjikomike dhe kaotike”.

Përmes një reagimi, Gjokutaj ngre akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se drejtësia është e kapur dhe e përdorur politikisht.

Reagimi: 

Situata në Drejtësi paraqitet tragji komike dhe kaotike!

Nga njëra anë Drejtësia e kapur dhe e përdorur nga Rama nuk paguhet nga vetë Rama!

Dhe me të drejtë sot ka protestuar!

Por po kjo Drejtësi protestuese, e kapur dhe e përdorur nga KM në detyrë Rama  dhe Qeveria diskriminon dhe dhunon të drejtat dhe liritë e Avokatëve çka cënon procesin e rregullt ligjor dhe Medias që cënon transparencën dhe interesin e publikut!

Ky është një “lëmsh para porte” i paprecedent!

Që ka si shkak KM Rama!

Të fundit