Flash News

Ditari i Maxhorancës

Administrata e gjyqësorit në bojkot për pagat, Balla: Prisni deri më 17 shtator

Teksa administrata e gjyqësorit ka hyrë në një bojkot pa afat për shkak të ngërçit të krijuar me pagat, Taulant Balla iu kërkon të presin qetësisht miratimin e projektligjit në Kuvend.

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha për mediat se projektligji i propozuar nga dy deputetë socialistë, do të shqyrtohet dhe miratohet më 17 shtator.

Pra, ndërsa administrata pret pagat e gushtit, Balliu iu kërkon të presin edhe për zgjidhjen.

“Në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm 2 deputetë të PS-së kanë dorëzuar një projektligj që adreson vendimin e Kushtetueses. Kështu po e ushtrojmë përgjegjësinë që na takon. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator.

Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet, jurisprudenca nuk është ekzakte. Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një projektligj që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Prisni të flasë Kuvendi”, deklaroi Balla.

Të fundit