Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitësit “thyejnë” kasafortat e dy biznesmenëve në Berat, i vjedhin 200 mijë euro, njërit te biznesi dhe tjetrit në shtëpi (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Grabitësit  “thyejnë” kasafortat e dy biznesmenëve
Foto ilustruese

Dy biznesmenë nga Berati kanë rënë pre e një grabitje. Burime për mediat kanë bërë me dije së fundi se përgjatë natës hajdutët janë futur në ambientet e biznesit “Veza e Mëngjesit”, i cili ndodhet përgjatë aksit Berat-Dimal dhe kanë arritur që të “thyejnë” kasafortën duke marrë një shumë prej 100 milionë lekësh.

Ky biznes i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Leonard Fani ka rënë pre e grabitjes, ndërkohë që të njëjtin “fat” ka pasur edhe një tjetër biznesmen, shtetasi Lumnir Osoja.

Këtij të fundit, grabitësit i janë futur në banesë ku dhe thuhet se i kanë marrë po të njëjtën shumë si dhe te Fani. 

Nga informacionet e deritanishme, grabitësit kanë dëmtuar dyert kryesore dhe kanë vjedhur kasafortat. Nga denoncimi i bërë nga dy këta shtetas, thuhet se në secilën kasafortë kishte një shumë prej 100 milionë lekësh.

Ndonëse deri më tani nuk ka një reagim nga Policia sa i përket kësaj ngjarje, thuhet se grabitësit kanë qenë një grup personash të pajisur me maska me qëllim që të mos identifikoheshin nga kamerat e sigurisë.

Ndonëse ende nuk dimë nëse kemi të bëjmë me të njëjtët persona, mënyra e vjedhjes ka qenë e njëjtë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe shtëpisë së biznesmenit, teksa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese