Foto nga protesta
Protesta e paralajmëruar për ditën e sotme duket se ka nisur që në orët e paradites, teksa një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Ata janë mbledhur në të njëjtën kohë kur do të mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Sipas raportimeve për mediat, protestuesit kanë bërë thirrje për një tubim masiv pasditen e sotme, përpara Kuvendit, në kohën kur pritet të zhvillohet seanca e parë plenare e këtij sesioni.
“Turp, parlamenti i krimit”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët u kanë kërkuar deputetëve të jenë dinjitozë.
Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka ndërhyrë duke i larguar protestuesit nga godina e Kryesisë së Kuvendit.
Sondazh
Poll
