Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dalin detaje të reja nga vrasja e Ylber Lulit në Shkodër, 25-vjeçari shkoi për tu sqaruar në banesën e viktimës

Shkruar nga Newsbomb
Dalin detaje të reja nga vrasja e Ylber Lulit në Shkodër,
 

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku 24-vjeçari Ylber Luli humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në banesën e viktimës.

Mësohet se konflikti ka nisur mbrëmjen e djeshme mes Ylber Lulit dhe 25-vjeçarit Andri Vulaj, pasi të dy janë konfliktuar në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Ndërkohë sot, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Andri Vulaj ka shkuar në banesën e Ylber Lulit me pretendimin për të sqaruar konfliktin e nisur një natë më parë, ku me vete kishte marrë edhe një pistoletë.

Gjatë bisedës, mes dy të rinjve ka nisur një përleshje fizike, ku është përfshirë edhe babai i viktimës, 63-vjeçari Qamil Luli. Përplasja mes tyre përshkallëzoi në vetëm pak minuta, ndërsa në vijim të konfliktit, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25 vjeçarin Vulaj. Si pasojë e konfliktit, të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 24-vjeçari Ylber Luli nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, babai i tij, 63-vjeçari Qamil Luli dhe 25-vjeçari Andri Vulaj morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet gjithashtu se Ylber Luli është parë deri në orët e vona të natës duke qëndruar në makinën e tij, jashtë banesës, së bashku me një person tjetër. Rreth orës 02:00 pas mesnate, ai është futur në banesë. Ndërsa tre orë më vonë, Andri Vulaj ka shkuar në banesën e 24-vjeçarit, ku pas përleshjes fizike ka qëlluar me armë zjarri ndaj Ylber Lulit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese