
Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një lokal në zonën e Lungomares, në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka nisur pas një debati të çastit dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.
Policia mbërriti në zonën e Ujit të Ftohtë pas njoftimit për incidentin. Nga konflikti pati vetëm lëndime të lehta mes personave të përfshirë. Ndërkohë, policia po kërkon një prej personave të përfshirë në sherr.