75 Mall Live Search
18:59 / E Martë, 08 Shtator 2026 / F.R

Mladenov falënderon Kosovën për pjesëmarrjen në misionin për Gazën

Përfaqësuesi i Lartë për Gazën, Nickolay Mladenov, ka mirëpritur përfshirjen e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Në një postim në rrjetin social X, Mladenov falënderoi Kosovën për pjesëmarrjen, duke e cilësuar atë si një angazhim të qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës për Gazën.

“Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, shkroi Mladenov.