75 Mall Live Search
18:44 / E Martë, 08 Shtator 2026 / AR

Serie A “për faqe të zezë”, vetëm një lojtar në listën e Topit të Artë

Janë publikuar emrat e futbollistëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

Ajo që bie në sy është prania e vetëm një lojtari nga Serie A në listën finale.

Bëhet fjalë për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez, i cili është i vetmi përfaqësues i elitës së futbollit italian.

Një situatë e tillë tregon më së miri momentin jo të mirë që po kalon Serie A, dikur e konsideruar si liga më e fortë në botë.

Për një kampionat me historinë dhe traditën e Serie A-së, vetëm një i nominuar në mesin e më të mirëve të vitit është një tjetër sinjal shqetësues. /IndeksOnline/