Flash News

E-TJERA

Zjarri në Krastë të Krujës rrezikon banesat, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke krijuar rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Sipas banorëve të zonës, rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të avancimit të zjarrit. Flakët kanë përfshirë një pjesë të kodrës, ndërsa situata po monitorohet me shqetësim nga banorët.

Ata pretendojnë se në terren ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës, çka sipas tyre nuk është e mjaftueshme për të përballuar përmasat e vatrës.

Përballë situatës, banorët kanë bërë thirrje për shtimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse, ndërsa kërkojnë edhe ndërhyrje nga ajri për të ndaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Të fundit