Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarrfikësit luftuan me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll zjarret në Helmas

Shkruar nga Newsbomb
Zjarrfikësit luftuan me flakët gjatë gjithë natës,
Foto ilustruese

Ka vijuar pa ndërprerje operacioni për shuarjen e flakëve që përfshinë fshatrat Kryezi dhe Zikularje, në zonën e Helmasit, nga forcat zjarrfikëse të Kavajës, Rrogozhinës, Peqinit, Elbasanit dhe Kamzës.

Operacioni i cili viojoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, arriti të vinte nën kontroll flakët duke shuar pothuajse tërësisht zjarrin, dhe duke lënë pas vetëm disa vatra të vogla të cilat nuk paraqesin rrezik për përhapje. Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, duke monitoruar terrenin për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme flakët u përhapën deri në Gjinaj të Helmasit, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.  Ndërsa terreni i vështirë së bashku me rrugët e bllokuara pengoi aksesin e automjeteve në disa prej zonave të përfshira.

Fatmirësisht situata tashmë paraqitet e normalizuar, pasi pavarësisht vështirësisve u bë e mundur izolimi dhe shurja e vatrave kryesore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese