Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Intervista e Arben Ahmetajt, Bardhi thumbon keq socialistët: Ia jepni vetë informacionet për të goditur njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Intervista e Arben Ahmetajt, Bardhi thumbon keq socialistët: Ia jepni
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama se po abuzojnë me pasurinë publike të shqiptarëve.

Bardhi tha se deputetët e mazhorancës kanë noterizuar kapjen e shtetit dhe shitjen e Shqipërisë, ndërsa vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.

Ndërsa sa i përket intervistës së Arben Ahmetajt, zyrtari demokrat tha se ai i merr informacionet nga deputetët socialistë që duan të godasin njëri-tjetrin.

Bardhi: Një sesion i ri nis me atë që duhet të bëjë më të mirën për qytetarët shqiptarë, por sot nuk ka më dilema se kjo mazhorancë do të vijojë të votojë kokëulur ligjet personale të Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë nga Edi Rama.

Ju e keni bërë këtë për 13 vjet. Kjo mazhorancë ka noterizuar kapjen e shtetit dhe shitjen e Shqipërisë. Vazhdoni ta bëni edhe në këto momente, duke refuzuar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe refuzoni të shfuqizoni ligjin që i heq Edi Ramës mundësinë për të zhvatur qindra mijëra pasuri publike për llogari të disa klientëve të tij që pastrojnë paratë e krimit dhe të drogës.

Ju i keni dhënë mundësinë Edi Ramës që të zhdukë 2,1 milionë metra tokë shtetërore në zonat më të bukura të Shqipërisë.

Me informacionet që i dërgoni për të luftuar njëri-tjetrin, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka shpalosur para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve kapjen e shtetit. Edi Rama, herë me emrin e Agaçit, herë me Jelenën, bëjnë pazare. Kompanitë marrin tenderët e paracaktuar dhe drejtësia godet ndonjë vartës të Ramës dhe refuzon që ta godasë atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese