Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

VIDEO-LAJM/ Në nisje të sesionit të ri parlamentar Zegjine Çaushi ndryshon “look”, flokë dhe stil veshjeje ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO-LAJM/ Në nisje të sesionit të ri parlamentar Zegjine
Zegjine Caushi

Një video e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo nisje e këtij sesioni parlamentar duket se ka sjellë ndryshime edhe në “look”-un e Çaushit, e cila nga pamjet e publikuara duket se ka ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve, si edhe stilin e veshjes.  Nga kostumet të cilat ishin të përjavshme në shfaqjet e saj në Kuvend, Zegjine Çaushi është shfaqur e veshur me një fustan elegant.

Kujtojmë se në orën 17:00 të kësaj të marte ka nisur sesioni i ri parlamentar, teksa pak minuta më parë kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit deputetët, të “rrethuar” nga gardhet metalike të cilat janë vendosur për shkak të protestës e cila po zhvillohet karshi kësaj seance.

Video credits © Vna.al

Kujtojmë se sipas raportimeve të deri tanishme në këtë session të ri parlamentar vëmendja pritet të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.

Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas këtij propozimi, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese