Gjykata e Sarandës ka "vulosur" arrestin me burg për 20 të arrestuarit e mbrëmjen të së shtunës. Kur Policia e qytetit bregdetar zhvilloi një operacion antidrogë në Sarandë, që çoi në arrestimin e 20 personave, të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është edhe 49-vjeçari Altin Arapi alias Altin Demiri, i njohur me pseudonimin “Boraqi”, një emër i njohur prej vitesh për strukturat e policisë në Sarandë.
Arapi, i konsideruar si një prej personave me ndikim në shpërndarjen e kokainës në qytetin bregdetar, ka qenë prej vitesh në vëmendjen e autoriteteve. Hetimet ndaj tij kanë zgjatur në kohë, ndërsa sipas burimeve, policia e ka pasur të vështirë dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal dhe kapjen e tij në flagrancë.
Të arrestuarit që u lanë në burg janë: Arlind Osmani, 25 vjeç, Feliks Filja, 27 vjeç, Med Myftaraj, 35 vjeç, Klerjan Popshni, 27 vjeç, Redian Arizi, 33 vjeç, banues në Ksamil, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Altin Arapi (Demiri), 48 vjeç, Erjon Dido, 41 vjeç, Dhimitër Terolli, 33 vjeç, Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, Vasil Kaçi, 23 vjeç, Flatun Lalaj, 54 vjeç, Bledar Kovaci, 26 vjeç, Shqefet Bezhani, 20 vjeç, Andrea Babi, 20 vjeç, Nazif Refitaj, 24 vjeç, Elvis Demçaj, 30 vjeç, Devis Saliaj, 22 vjeç, Korado Omeri, 28 vjeç dhe Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë.
Një pjesë e tyre vinin në Sarandë dhe Ksamil nga Tirana dhe Elbasani, posaçërisht për të shitur drogë gjatë sezonit veror, të cilën e blinin tek Arapi.
Kujtojmë se, në listën e 20 të arrestuarve në kuadër të operacionit “Vjeshta” rezultojnë edhe persona të tjerë me precedentë penalë. Mes tyre është 27-vjeçari Feliks Filija, i njohur si shok i Elvis Çaushllarit alias “Vis Korçari”, i arrestuar në vitin 2020 në Elbasan për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.
Një tjetër emër është 35-vjeçari Medi Myftaraj, i arrestuar në shtator 2017 në Skrapar, pasi rezultonte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Vlorës për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën rreth 0.5 kilogramë cannabis sativa. Në mars 2023, Myftaraj është arrestuar sërish në Ksamil, ku iu gjet një sasi tjetër lënde narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe 30-vjeçari Fabjo Berhamaj, i ekstraduar nga Gjermania në vitin 2016, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vjet burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Berhamaj rezulton gjithashtu me precedent penal në Sarandë për “kalim të paligjshëm të kufirit”.
Pjesë e të arrestuarve është edhe 22-vjeçari Devis Saliaj, i cili ishte plagosur me thikë më 6 qershor 2025 në zonën e “Ekualipsit” në Sarandë. Saliaj është arrestuar më herët, në shtator 2023 në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në kuadër të një grupi të dyshuar për shpërndarjen e cannabis sativa dhe kokainës, ndërsa në dhjetor 2025 është arrestuar sërish në Tiranë.
Mes emrave të arrestuar është edhe 41-vjeçari Erjon Dido, i njohur me pseudonimin “Macistja”. Ai është arrestuar në tetor 2018 në Sarandë, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa, ndërsa në dhjetor 2024 është proceduar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në kuadër të një grupi.
Ndërkohë, 33-vjeçari Dhimitër Terolli, i njohur me pseudonimin “Miço Evgjiti”, rezulton të jetë arrestuar disa herë nga policia, kryesisht për vjedhje. Ai ka precedent edhe për “plagosje të lehtë me dashje”, ku i dëmtuar ka qenë një tjetër person me probleme të përdorimit të lëndëve narkotike. Në listën e të arrestuarve është edhe 24-vjeçari Nazif Refitaj, i cili është arrestuar në vitin 2021 në Patos për “vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i bërë nga Prokuroria:
Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Ksamil duke përfshirë edhe turistë të huaj, me kërkesë të Prokurorisë Sarandë jepen 20 masa sigurimi ‘arrest me burg’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u dha masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 20 persona, të akuzuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.442 të vitit 2026, të nisura mbi bazën e informacionit referues të ardhur nga Komisariati i Policisë Sarandë, rezultoi se shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht kokainë por dhe cannabis. Shpërndarja bëhej prej tyre në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit kryesisht në zonën e shëtitores, në plazhe, pranë gjimnazeve si edhe në Beach Bar-et për turistat.
Dyshohet se në këtë aktivitet, janë të përfshië edhe shtetas të huaj të cilët kontaktojnë shtetasit e akuzuar të blejnë doza me shumicë dhe kryejnë shpërndarjen e tyre në zonën e Ksamilit dhe të Sarandës. Lënda narkotike cannabis sativa dyshohet se sigurohet nga fshati Shenvasil apo fshatrat përreth.
Në funksion të këtij procedimi, gjatë një periudhe dy mujore, u kryen veprime simuluese, përgjime ambientale ku është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike dhe janë arrestuar më herët shtetasit A.N, A.C dhe K.J të cilëve ju sekuestrua lëndë narkotike e llojit cannabis 4 kg. Dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos caktimi i masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për 20 personat nën hetim:
1. A.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
2. F.F., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
3. F.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
4. A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
5. E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
6. M.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
7. R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
8. Dh.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
9. N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
10. F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
11. E.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
12. K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
13. D.S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
14. Xh.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
15. V.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
16. B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/1;
17. Sh.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal;
18. N.R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2;
19. A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2; dhe
20. K.O, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.
