Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadorja e re e BE-së shkon në Kryeministri, takimi i parë me Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja e re e BE-së shkon në Kryeministri, takimi i parë me
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe ambasadores së re të BE-së, vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës dhe dorëzimit të kredencialeve te Presidenti Bajram Begaj. Takimi ka nisur prej rreth një ore.

Sipas raportimeve, në takimin Rama-Moreira de Sousa pritet të diskutohet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ecuria e reformave në kuadër të këtij procesi.

Në fokus pritet të jetë edhe qasja që do të ndjekë ambasadorja e re e BE-së gjatë mandatit të saj, pasardhëse e Silvio Gonzatos në këtë detyrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese