Siguracioni i detyrueshëm i makinave në Shqipëri është shtrenjtuar. Të dhënat më të fundit nga raporti i Xprimm tregojnë se për vitin 2025, drejtuesit shqiptarë kanë paguar mesatarisht rreth 12,800 lekë, ose afërsisht 128 euro, për sigurimin e detyrueshëm të automjetit.
Krahasuar me një vit më parë, primi mesatar në Shqipëri është rritur me rreth 6%. Pra, kostoja e siguracionit është rritur.
Në rajon, Maqedonia e Veriut ka primin mesatar më të ulët, rreth 105 euro. Pas saj renditet Serbia, me rreth 125 euro.
Nga ana tjetër, të dhënat e tregut shqiptar tregojnë se sigurimi i detyrueshëm i automjeteve vijon të jetë një prej produkteve kryesore të tregut të sigurimeve. Në vitin 2025, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik shënuan rritje, ndërsa edhe numri i kontratave u zgjerua.


