Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po shiste kokainë dhe hashash pranë SPAK-ut dhe Burgut “313”, policia kap në flagrancë të riun! 27-vjeçari tenton t’i largohet efektivëve me vrap

Shkruar nga Newsbomb
Po shiste kokainë dhe hashash pranë SPAK-ut dhe Burgut
Droga e gjetur të riut

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi është kapur në një automjet të parkuar, duke shitur kokainë dhe hashash në rrugën “Jordan Misja”, në të cilën ndodhen edhe godinat e SPAK dhe Burgut “313”.

Policia bën me dije se i riu nga Paskuqani, është kapur në flagrancë duke ndarë lëndë narkotike, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Po ashtu në njoftim theksohet se sapo ka parë shërbimet ka tentuar të largohet me vrap.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjet, të riut i janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Shërbimet “Shqiponja” godasin një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

Kapet në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndët narkotike, me qëllim shitjen, 27-vjeçari, i cili sapo konstatoi shërbimet, tentoi të largohej me vrap.

Në vijim të aksioneve policore, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i intensifikimit të punës operative me këtë objekt, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” goditën një tjetër rast të sigurimit të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike dhe shitjes së tyre në doza.

Për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Paskuqan.

Ai është konstatuar në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndë narkotike, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe sapo ka parë shërbimet ka tentuar të largohet me vrap.

Pas kapjes, 27-vjeçarit i janë kryer kontrolle fizike dhe në automjet, si rezultat i të cilëve i janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese