Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ka hedhur akuza të forta lidhur me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se ky proces është ndikuar politikisht.
Ahmetaj përmendi tre persona, që sipas tij e kanë kontrolluar procesin e vettingut, Edi Ramën, motrën e Belinda Ballukut, që ai e quan plaçkitëse dhe vajzën e një miku të hershëm të Edi Ramës.
“Nuk e mendoja kurrë që deformimi do fillonte nga vettingu. Shqiptarët duhet ta dinë që Vettingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës dhe kanë qenë tre personazhe kryesor në vetting. 1- këshilltarja e kryeministrit, që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në vetting, 2- motra e plaçiktëses dhe 3-vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës”, tha Ahmetaj.












