• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Helmimi i 140 personave në Fushë-Arrëz/ ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm

by Bota Bota
September 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Shëndet
Helmimi i 140 personave në Fushë-Arrëz/ ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin në lidhje me helmimin e rreth 140 personave pak ditë më parë në Fushë-Arrëz, të cilët u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma gastrointestinale.

Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. 128 prej tyre, ose 91.7% e rasteve, janë banorë të Fushë-Arrëzit, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve është përqendruar në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”.

Të gjithë personat e prekur kanë shfaqur diarre, ndërsa 128 prej tyre kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Grupmoshat e të prekurve variojnë nga 2 deri në 94 vjeç.

Në kuadër të hetimit epidemiologjik, ISHP ka analizuar edhe sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem.

Analizat laboratorike kanë konstatuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit me ujë. Në Depon nr. 1 janë gjetur koliforme, E. coli dhe enterokokë, ndërsa në një pikë fundore pranë ish-Parkut janë evidentuar koliforme, E. coli, enterokokë dhe Pseudomonas aeruginosa.

Probleme janë konstatuar edhe me procesin e dezinfektimit të ujit. Sipas raportit, analiza e hipokloritit të natriumit ka treguar se klori aktiv ishte 9.04%, ndërsa kufiri i përcaktuar është 13–15%. Për pasojë, lënda e përdorur nuk përmbush kërkesat për procesin e klorinimit dhe dezinfektimit të ujit të pijshëm.

Ndërkohë, mostrat klinike të marra nga personat e prekur kanë rezultuar negative. Nga 17 mostrat e analizuara nuk janë evidentuar patogjenë bakterialë dhe viralë, përfshirë Norovirusin, Rotavirusin, Adenovirusin, Astrovirusin dhe Sapovirusin.

ISHP vlerëson se përqendrimi i rasteve në zonën e furnizuar nga i njëjti sistem ujësjellësi, prekja e grupmoshave të ndryshme dhe ndotja mikrobiologjike e konstatuar në ujë janë tregues për një burim të përbashkët ekspozimi të lidhur me sistemin e furnizimit me ujë.

Tags: helmim
Previous Post

Krismat zgjojnë Shkodrën/ Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave. Humb jetën 24-vjeçari, plagosen dy të tjerët

Next Post

Kuvendi rikthehet sot në punë, qytetarët i presin me protesta jashtë godinës

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Kuvendi rikthehet sot në punë, qytetarët i presin me protesta jashtë godinës

Kuvendi rikthehet sot në punë, qytetarët i presin me protesta jashtë godinës

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit marshojnë dhe ndezin protestën me thirrje kundër kryeministrit

“Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit marshojnë dhe ndezin protestën me thirrje kundër kryeministrit

September 8, 2026
Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

September 8, 2026
Ron Yeffet, njeriu i milionave në industrinë ushtarake? Nga lidhjet me Ramën te biznesi i armëve

Ron Yeffet, njeriu i milionave në industrinë ushtarake? Nga lidhjet me Ramën te biznesi i armëve

September 8, 2026
Tensionohet protesta para Kuvendit, tërhiqen zvarrë disa protestues

Tensionohet protesta para Kuvendit, tërhiqen zvarrë disa protestues

September 8, 2026
VIDEO/ Tensionet përshkallëzohen para Kuvendit, policia tenton të shoqërojë Adriatik Lapajn

VIDEO/ Tensionet përshkallëzohen para Kuvendit, policia tenton të shoqërojë Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Përplasje para Parlamentit/ Vezët fluturojnë drejt policisë, tensionohet protesta

Përplasje para Parlamentit/ Vezët fluturojnë drejt policisë, tensionohet protesta

September 8, 2026
“Iris turpi”- Protestuesit ndjekin deputeten e PS: Hajdute! Mos fol në emër të grave

“Iris turpi”- Protestuesit ndjekin deputeten e PS: Hajdute! Mos fol në emër të grave

September 8, 2026
Me maska e kapuçë/ Grabiten dy biznese në Berat, autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

Me maska e kapuçë/ Grabiten dy biznese në Berat, autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

September 8, 2026

Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes të dorëhiqet

September 8, 2026
Riaktivizohen zjarret në Halil dhe Krastë, Aulon Kalaja: Banorët po luftojnë vetë me flakët

Riaktivizohen zjarret në Halil dhe Krastë, Aulon Kalaja: Banorët po luftojnë vetë me flakët

September 8, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëkundje tërmeti në Pogradec

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL