Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, me 2 vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie.
Gjesti u shpall fajtor lidhur me tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Por përtej vendimit të gjykatës, vëmendjen e ka tërhequr reagimi i këngëtarit në sallë. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Gjesti shfaqet i kënaqur dhe nis të kërcejë, duke e pritur vendimin me një reagim të pazakontë.
“Gjithmonë i drejtë, gjithmonë kam shkëlqyer, ylli kurrë nuk zbehet”, dëgjohet të thotë ai menjëherë pas vendimit.
Pamjet e reagimit të tij kanë tërhequr vëmendje, duke u shpërndarë në rrjetet sociale.


