Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis kontrollin “derë më derë”

    Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026, rikthehet Messi dhe mungojnë disa yje

    Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vuçiç përgatit “rokadën” politike, qeveria i kërkon shpërndarjen e parlamentit, synon postin e kryeministrit
    Lajmet e fundit

    Vuçiç përgatit “rokadën” politike, qeveria i kërkon shpërndarjen e parlamentit, synon postin e kryeministrit

    September 7, 2026

    Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka kërkuar zyrtarisht presidentit Aleksandër Vuçiç shpërndarjen e Kuvendit, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë. Në të njëjtën kohë, presidenti shpall edhe zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e tyre.

    Zgjedhjet e reja ishin paralajmëruar më herët nga Vuçiç, i cili ka deklaruar se ato mund të zhvillohen më 18 ose 25 tetor.

    Kërkesa për zgjedhje të parakohshme vjen pas muajsh protestash të udhëhequra nga studentët, të cilët që prej majit 2025 kanë mbajtur të bllokuara fakultetet dhe kanë kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në incidentin e nëntorit 2024 në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

    Pushteti serb ka paralajmëruar disa herë zgjedhje të parakohshme, ndërsa vetë Vuçiç ka deklaruar se synon të largohet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill 2027.

    Por zhvillimi më i rëndësishëm politik lidhet me të ardhmen e tij pas presidencës.

    Pak ditë më parë, asambleja e partisë së Vuçiçit miratoi unanimisht kandidaturën e tij si kandidati i vetëm për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Nëse zgjedhjet zhvillohen sipas skenarit të paralajmëruar dhe Vuçiç merr mandatin për të formuar qeverinë, Serbia mund të përballet me një “rokadë” të pushtetit, ku ai do të largohej nga presidenca për të marrë drejtimin e qeverisë.

    #Serbi #Vuçiç #AleksandarVucic #GjuroMacut #Zgjedhje #Beograd #Politikë #Protesta #Studentët #NoviSad #Ballkan

    Serbia Vuçiç zgjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis kontrollin “derë më derë”

    September 8, 2026

    Zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026, rikthehet Messi dhe mungojnë disa yje

    September 8, 2026

    Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

    September 8, 2026

    Krumë/ 29-vjeçari plagoset me armë zjarri gjatë një konflikti, policia në ndjekje të autorit

    September 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.